Black Diamond Hotel
- Home
- Portofoli
- Të Brendshëm
- Black Diamond Hotel
Black Diamond Hotel
2022-2025
Dhërmi, Vlora
Hotel
Projekti “Black Diamond Hotel” konsiston në rikonstruksionin e një fabrike të vjetër vaji ulliri. Kjo fabrikë, e vendosur në Gjilekë, Himarë, ndodhet në një terren me pjerrësi që ofron pamje mahnitëse drejt bregdetit. Studioja jonë ndërmori rikonstruksionin si të eksterierit, ashtu edhe të interierit. Duke ndjekur linja arkitekturore moderne, hapjet në fasadë u maksimalizuan për të siguruar ndriçim natyral optimal dhe për t’i ofruar dhomave pamje të pandërprera drejt detit.
Arkitektura e hotelit bazohet në një kompozim gjeometrik të pastër, i ndarë në tre vëllime horizontale që ndjekin linjat natyrore të terrenit, duke krijuar një marrëdhënie harmonike me peizazhin përreth. Kombinimi i materialeve—suvaja e bardhë, guri natyral dhe elementet prej druri—krijon një kontrast të butë midis ngjyrave neutrale dhe teksturave natyrore, duke sjellë një elegancë të qetë dhe mikpritëse.
Ndriçimi arkitektonik luan një rol të rëndësishëm në identitetin e godinës, duke theksuar vëllimet vertikale në qoshe dhe krijuar një efekt muzeal gjatë mbrëmjes. I gjithë ndërhyrja pasqyron një qasje minimaliste, duke theksuar ekuilibrin midis funksionalitetit, estetikës dhe natyrës.