Ndërtesë me Siguri të Lartë
2018
Peze,Tirana
Projekti përbëhet nga dy volume arkitekturore të ngjashme, të cilat ruajnë një vijë vizuale harmonike, por ndryshojnë nga njëra-tjetra në funksion. Të dyja godinat kanë të njëjtën lartësi, megjithëse godina e shërbimeve është e organizuar në dy kate, ndërsa magazina është një hapësirë e vetme e hapur. Çatitë e tyre realizohen ndryshe: godina dykatëshe mbulohet me një pllakë betoni të armuar, ndërsa magazina përdor një strukturë metalike me panele sanduiç.
Fasada e jashtme e të dy strukturave është realizuar me një sistem të ventiluar duke përdorur material terrakote, duke siguruar efikasitet të lartë energjetik dhe një estetikë të qëndrueshme që i reziston kushteve atmosferike pa u dëmtuar.
Gjithashtu, zonat e hyrjes së godinave janë trajtuar me fasada semi-strukturore, duke krijuar një ndërthurje harmonike midis funksionalitetit dhe bukurisë arkitekturore. Rezultati është një ansambël modern, efikas dhe i qëndrueshëm, ku çdo element jo vetëm kryen funksionin e tij, por kontribuon edhe në pamjen e përgjithshme estetike të projektit.