Bar Kafe “Platini”
Data
2023
Lokacioni
Tirana
Kategori
Bar Kafe
Ky projekt ndjek një stil urban të ndërthurur me tonalitete tokësore. Propozimi përfshin një banak bari me strukturë metalike dhe një mur të pasmë me tulla të kuqe, i konceptuar në harmoni me estetikën urbane, duke krijuar pikën kryesore të fokusit ku zhvillohet aktiviteti kryesor i lokalit. Hapësirat e tjera të brendshme dhe të jashtme organizohen me tavolina që plotësojnë si stilin, ashtu edhe paletën e ngjyrave.
Ndriçimi arrihet përmes elementeve të varura që shfrytëzojnë në mënyrë optimale lartësinë e ambientit, duke e përcaktuar dhe theksuar atmosferën e përgjithshme.