Vilat Arcadia
Data
2024
Lokacioni
Rinas,Tirana
Kategori
Vila
Pranë Rinasit, tre klientë paraqitën një kërkesë për të zhvilluar tokën e tyre në tre vila identike. Kërkesa përfshinte gjithashtu stilin arkitekturor të preferuar, i cili ishte ai neoklasik. Në përputhje me këtë, propozimi ynë u përshtat sipas kërkesave të tyre, duke paraqitur tre vila, secila me kopshtin e vet të rregulluar dhe një pishinë private.
Hyrja e vilës përcaktohet nga dy kolona që shtrihen përgjatë të dy kateve. Hapjet e fasadës janë maksimalizuar dhe trajtuar në të njëjtin stil për të krijuar vazhdimësi vizuale. Ndryshimi i volumeve midis kateve krijon mundësinë për një ballkon me përmasa të mëdha. Gjithashtu, gjelbërimi përreth ofron qetësinë e nevojshme për këtë lloj vile.